Zyrtare: Rey Manaj kalon përfundimisht nga Interi te Albacete

18:42 | 23 Korrik 2019

Pas huazimit një vit më parë nga Interi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj, i ka bindur drejtuesit e Albacetes  për të blerë kartonin e tij duke bërë që ai të nënshkruajë një kontratë për pesë vite me klubin spanjoll. 

Në prononcimin e tij gjatë konferencës për shtyp, të organizuar nga klubi pas nënshkrimit të kontratës së re, Manaj u shpreh tepër i lumtur.

Shqiptari nga Lushnja ka kaluar nga Interi te Albacete për shumën e 2.5 milionë eurove.

“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre”.

“Objektivi im vitin e kaluar ishte të arrija sa më shumë me Albaceten, këtë vit dua të qëndroj për të arritur objektivin që nuk ia dolëm në sezonin e kaluar”.

“Klubi ka bërë një investim të rëndësishëm për mua dhe unë dua t’ia shpërblej  në fushë”.

“Qyteti dhe tifozët më kanë dhënë shumë përzemërsi dhe qartësisht që kjo ka ndikuar për të vazhduar aventurën. Objektivi im është të shënoj sa më shumë gola e mundësisht t’i luaj të 42 ndeshjet”, ka thënë Manaj.

22 vjeçari sezonin e shkuar në 29 ndeshje arrit të shënojë gjashtë gola. /Telegrafi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara