Zyrtare: Liridon Fetahaj kalon te Ballkani

23:36 | 15 Gusht 2019

Liridon Fetahaj është larguar nga Prishtina, duke e shkëputur kontratën me këtë të fundit për të kaluar te Ballkani.

Ka qenë vetë klubi i Ballkanit që e ka konfirmuar nënshkrimin me lojtarin

“Liridon Fetahaj nuk e patë te vështirë përzgjedhjen e ambientit të ri, është personalitet i formuar dhe futbollist inteligjentë, prandaj ka vendosur te jetë në mesin e futbollistëve cilësor”.

“Të dashur, ju njoftojmë se FC Ballkani ka arritur marrëveshje 2 vjeçare me Liridon FETAHAJ, i cili gjithmonë ka qenë në listën e dëshirave tona. Na prift e mbara, Liridon Fetahaj”, thuhet në njoftimin e klubit.

Fetahaj sezonin e shkuar ishte pjesë e Lirisë si huazim nga Prishtina.

Ballkani është një nga klubet më të përforcuara në këtë edicion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara