Zyrtare: Laurent Koscielny nuk luan në Kampionatin Botëror

22:42 | 4 Maj 2018

Federata e Futbollit të Francës (FFF) ka konfirmuar se mbrojtësi Laurent Koscielny nuk do të jetë në dispozicion për Kampionatin Botëror.

Koscielny u lëndua në minutat e parë të disfatës së Arsenalit në gjysmëfinale të Evropa Ligës kundër Atletico Madridit mbrëmjen e kaluar (e enjte), transmeton portali arbresh.info. Edhe pse  FFF nuk konfirmoi në detaje problemin e mbrojtësit qendror, ata njoftuan se lojtari nuk do të jetë në gjendje për të udhëtuar në Rusi si një reprezentues i vendit të tij.

“Është një goditje e madhe për skuadrën franceze”, ka thënë trajneri i Francës, Didier Deschamps. “Një lëndim asnjëherë nuk vjen në kohën e duhur”

“Më vjen me të vërtetë shumë keq për Laurentin sepse ky Kampionat Botëror ishte gjithashtu një moment shumë i rëndësishëm për të në karrierën e tij dhe i uroj atij forcë dhe një rikthim të mirë në fushë sepse unë jam i sigurt se ai ka ende gjëra të mrekullueshme për të shfaqur”

Koscielny, i cili ka bërë 51 paraqitje për Francën, në të kaluarën ka njoftuar se do të dëshironte të pensionohej nga futbolli ndërkombëtar pas Kampionatit Botëror./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara