Zyrtare: Javier Hernandez transferohet në La Galaxy

15:20 | 21 Janar 2020

Sulmuesi meksikan, Javier Hernandez (Chicharito) është transferuar në Amerikë te La Galaxy.

Në kohën e fundit ka pasur raportime që Hernandez do transferohet te klubi amerikan sepse shihet si zëvendësimi i Zlatan Ibrahimovic, i cili u transferua në AC Milan.

Ish-sulmuesi i shumë klubeve të mëdha u largua nga Sevilla me dëshirën për të provuar sfidën te një klub tjetër, transmeton portali arbresh.info.

Meksikani në fanellën e gjigantit amerikan deklaroi se i është dhënë mundësia e duhur në kohën e duhur.

“Ishte koha e duhur dhe mundësia e duhur”

Chicharito më herët ka luajtur te shumë klube të mëdha duke përfshirë Real Madrid, Sevilla, Manchester United, Chivas dhe Bayer Leverkusen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara