Zyrtare: Enzo Zidane largohet nga Alaves

23:04 | 30 Dhjetor 2017

Alaves ka konfirmuar se mesfushori Enzo Zidane është larguar nga klubi për t’iu bashkuar skuadrës suedeze Lausanne Sport.

Enzo është transferuar te Alaves verën e kaluar nga Real Madridi, ku është trajnuar nga babai i tij, Zinedine Zidane, por 22-vjeçari ka bërë vetëm paraqitje në Mendizorra, transmeton portali arbresh.info.

Atij i është lejuar të largohet falas për të nënshkruar me skuadrën e Lausannes, e cila aktualisht qëndron në pozitën e gjashtë në Super Ligën e Zvicrës.

Enzo tani është bërë lojtari i dytë që largohet nga Alaves këtë muaj pas Oscar Romeros, i cili u rikthye te skuadra kineze Shangahi Shenhua./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara