Zyrtare: Drilon Hajrizi rikthehet te KB Peja

23:55 | 11 Shtator 2019

KB Peja ka njoftuar se e ka transferuar zyrtarisht Drilon Hajrizin.

Hajziri ishte pjesë e skuadrës nga Peja edhe në vitet e kaluar, për t’u rikthyer në këtë afat sërish në folenë e tyre.

Klubi basketbollistik ka konfirmuar në faqen e tyre në ‘Facebook’ se e kanë transferuar basketbollistin kosovar.

“KB Peja njofton se ka arritur marrëveshje me kampionin, Drilon Hajrizi, për ta kthyer në folenë e Shqiponjës”.

“Karagaçi këtë sezon do thërret emrin e tij në betejat tona sportive. Driloni kthehet për ta vazhduar, aty ku e la, luftën për titull. Mirë se kthehesh Drilon!”, thuhet më tej në njoftim.

KB Peja është mobilizuar në mënyrë të jashtëzakonshme pasi këtë edicion është kthyer në Superligë.

WE ARE BACKDRILON IS BACKKB Peja njofton se ka arritur marrveshje me kampionin, Drilon Hajrizi, për ta kthyer në…

Publiée par KB Peja sur Mercredi 11 septembre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara