Zyrtare: Diego Perotti rinovon kontratën te AS Roma

11:14 | 7 Dhjetorë 2017

Diego Perotti ka njoftuar se ai do të qëndrojë te Roma deri në vitin 2021 përmes një video të postuar në faqen e tij në Facebook.

Ishte raportuar mbrëmjen e kaluar se anësori do të vendoste lapsin në një marrëveshje të re pas pyetjeve nëse ai do të qëndrojë te Roma, transmeton portali arbresh.info.

“Do t’ua shfaq këtë”, është përgjigjur Perotti para se të zbulonte fanellën me numër “2021”.

Sidoqoftë, tani klubi ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se sulmuesi ka nënshkruar kontratë të re.

Deri tani këtë sezon, ai ka bërë 16 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar pesë gola./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale