Zyrtare: Conor McGregor pensionohet përsëri nga UFC

12:31 | 7 Qershor 2020

Boksieri Conor McGregor, ka njoftuar pensionimin nga UFC për të tretën herë në katër vitet e fundit.

Boksieri irlandez në faqen e tij zyrtare në Twitter ka njoftuar për pensionimin, të njëjtën gjë e ka bërë edhe në vitin 2016 dhe 2019, transmeton portali arbresh.info.

McGregor ka konfirmuar pensionimin dhe ka falënderuar të gjithë për kujtimet e mëdha.

“Hej, kam vendosur të pensionohem nga luftimet. Faleminderit për kujtimet e mrekullueshme. Çfarë aventure ka qenë”.

“Kjo është foto e imja dhe nënës sime në Las Vegas pasi fitova titullin e Botës”, ka shkruar ai.

Nëse vërtetë McGregor ka vendosur të pensionohet atëherë ka rekordin prej 22 fitoreve dhe katër humbjeve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara