Zyrtare: Bayerni emëron drejtorin e ri sportiv

22:39 | 31 Korrik 2017

Bayern Munich ka zgjedhur drejtorin sportiv të skuadrës.

Hasan Salihamdziç është drejtori i ri sportiv i Bayernit, që do të marrë vendin e lënë nga Mathias Sammer.

Boshnjaku ka qenë futbollist i bavarezëve për nëntë vite ku ka regjistruar 234 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola, transmeton KosovaPress.

Edhe ish-portieri Oliver Kahn ka qenë një prej kandidatëve për të marrë pozitën e drejtorit sportiv, por ai ka refuzuar ofertën e klubit bavarez./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara