Zyrtare: Barcelona nënshkruar me talentin Louie Barry nga West Bromi

18:54 | 11 Korrik 2019

Gjiganti në La Liga, Barcelona ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin e West Bromit, Louie Barry.

16-vjeçari i lindur në Birmingham, i cili ka përfaqësuar Anglinë në nivelin U16 të Anglisë, do t’i bashkohet klubit katalunas te skuadra U19, transmeton portali arbresh.info.

Në një deklaratë të lëshuar nga klubi në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter thuhet:

“Louie Barry i është bashkuar FC Barcelonës. Sulmuesi anglez 16-vjeçar, i nënshkruar nga West Bromwich Albioni, do të luaj për skuadrën U19”

West Bromi nga ana tjetër nuk ka konfirmuar ende largimin e Barrys./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara