Zyrtare: Atletico Madridi nënshkruan me sulmuesin serb Ivan Saponjic

19:36 | 11 Korrik 2019

Atletico Madridi ka njoftuar se ata kanë arritur një marrëveshje me klubin e Benficas për të nënshkruar me sulmuesin serb Ivan Saponjic.

20-vjeçari ka nënshkruar marrëveshje tri vjeçare me ‘Los Rojiblancos’ dhe tashmë ka nisur stërvitjet me skuadrën e Diego Simeones pasi ka marrë leje nga Benfica, transmeton portali arbresh.info.

Me një gjatësi prej 1.92 metrave, Saponjic ka dominim fizik, vlerësohet i mirë në ajër dhe një golashënues i vërtetuar.

Ai është përforcimi i gjashtë nga Atletico këtë verë pas arritjes së Marcos Llorentes, Hector Herreras, Felipe Monteiros, Joao Felix dhe Renan Lodit.

Saponijc ka shënuar gjashtë gola brenda 28 ndeshjeve te Benfica B sezonin e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara