Zyrtare: Agim Ademi zgjidhet nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës

22:04 | 21 Dhjetor 2018

Agim Ademi është votuar si nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës pas votimit të bërë nga 77 delegatë.

Për Ademin ishin 39 vota, kurse për Ismet Krasniqi 38 vota, raporton Gazeta Express.

Ademi aktualisht mban postin e Federatës së Futbolli të Kosovës, ndërsa kandidat tjetër për këtë post ishte Ismet Krasniqi, që aktualisht është president i Federatës së Karatesë së Kosovës.

“Faleminderit për besimin tuaj”, tha fillimisht Agim Ademi.

“Do ta përdori këtë votë për të mirë të Komitetit Olimpik dhe për sportin në përgjithësi”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara