Zyrtare: Achrah Hakimi transferohet te Inter-i, e konfirmon Real Madrid-i

16:20 | 2 Korrik 2020

Real Madrid përmes një komunikate ka konfirmuar se mbrojtësi Achraf Hakimi, ka kaluar te Inter-i.

Maroku do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “Neurazurët”, transmeton portali arbresh.info.

Inter do paguajë 40 milionë euro plus pesë milionë euro bonuse për shërbimet e Hakimi-t.

Lojtari kërkohej nga shumë skuadra, duke përfshirë gjigantët si Borussia Dortmund, Bayern Munich e Juventus-i, por projekti i skuadrës së Antonio Conte-s ishte më i përshtatshëm për lojtarin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara