Zidane: Ne jemi të gjithë të lumtur me Gareth Balen

17:09 | 13 Shtator 2019

Trajner i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se Gareth Bale ka besim të plotë.

Pasi i kërkoi publikisht për të gjetur një klub të ri gjatë ndeshjeve parasezonale, Zidane tani ka ndryshuar gjuhën me të, transmeton portali arbresh.info.

Duke folur në konferencën e fundit për media, trajneri francez ka thënë:

“Ai ka cilësi impresive. Sot, ai është me ne dhe ne jemi të gjithë të lumtur. Ne duhet të shikojmë përpara”

“A është i padiskutueshëm? Të gjithë lojtarët në klub janë më të mirët dhe Garethi është njëri prej tyre. Ne nuk mund të mendojmë për vetëm 12 apo 13 lojtarë”

“Unë do të mbështetem në të gjithë ata dhe besoj në secilin prej tyre. Ka shumë gjëra që do të vijnë”, shton Zidane.

Real Madridi luan këtë të shtunë në Bernabeu në kuadër të xhiros së katërt kundër Levantes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara