Zidane në Dubai për pushime dimërore

22:16 | 27 Dhjetor 2017

Presioni mund të jetë në rritje ndaj Zinedine Zidanes, por trajneri i Real Madridit ka zgjedhur një mënyrë të papritur për tu relaksuar gjatë pushimeve dimërore.

Skuadra nën udhëheqjen e tij është mposhtur në ndeshjen e fundit me rezultat 3 me 0 nga Barcelona në El Clasicon e zhvilluar në Santiago Bernabeu vikendin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri francez i ‘Los Blancos’ është në pushime me familjen e tij në Dubai, ku është duke festuar Krishtlindjet, dhe atje ka hipur në teleferikun më të gjatë në botë.

Zinedine Zidane ka shfrytëzuar teleferikun që është 80 kilometra i gjatë.

Djali i tij, Enzo Zidane, i cili luan te Alavas, ka ngarkuar një video në llogarinë e tij në Instagram duke shfaqur këtë moment./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara