Zidane më në fund ka treshen e sulmit që e dëshiron: Hazard – Benzema – Asensio

19:14 | 29 Tetor 2020

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane më në fund ka mundësinë të vendos treshen Eden Hazard, Karim Benzema dhe Marco Asensio në sulm.

Belgu pas lëndimeve të shpeshta u rikthye në përballjen ndaj Borussia Monchengladbach dhe bëri super paraqitje duke i ndihmuar skuadrës të rikthejë rezultatin nga 2 – 0 në 2 – 2, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, Zidane menjëherë pritet të vendos këtë treshë në përballjen e radhës në La Liga.

Asensio shihet në formë të mirë dhe ka qenë nga minutat e para në ndeshjet e fundit, derisa Benzema vazhdon të jetë golashënuesi numër një i skuadrës.

Mbetet të shihet nëse Zidane do e lejojë këtë treshe titullarë në ndeshjen ndaj Huesca-s, apo do i jep hapësirë Vinicius Junior-it./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara