Zidane jep lajmin e shumëpritur për ndeshjen me PSG

23:30 | 17 Shtator 2019

Zinedine Zidane ka thënë se Eden Hazard është i gatshëm të luajë kundër Paris Saint-Germainit të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

“Mendoj se ai është i gatshëm të luajë. Ai është stërvitur dhe është i gatshëm që të luajë 90 minuta”, tha Zidane.

“E dini se unë gjithmonë kam thënë se Hazard mund të luajë rol të rëndësishëm për Madridin. Ai është vendimtar, ai mund ta bëjë dallimin dhe fakti se ai është në Real Madrid tani e dëshmon këtë”, shtoi Zidane.

Real Madridi do ta vizitojë PSG-në në Paris për ndeshjen e tyre hapëse në sezonin e ri të Champions Leagues.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara