Zidane i tregon Ronaldos të harroj talentin Vinicius Jr

14:50 | 12 Qershor 2019

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk ka në plan për të liruar sulmuesin Vinicius Junior në formë huazimi këtë verë.

Arritja e Eden Hazard nga Chelsea ka ngjallur dyshime rreth të ardhmes së brazilianit për dërgim sezonin e ardhshëm te një klub në formë huazimi, transmeton portali arbresh.info.

Madje, pronari i Real Valladolidit – Ronaldo tashmë ka konfirmuar interesimin e tyre.

Megjithatë, Marca thotë se Zidane dëshiron të mbajë Viniciusin dhe tashmë i ka dhënë një rol talentit të ri.

Trajneri i ‘Los Blancos’ dëshiron të ndryshojë krahun e tij nga i majtë të kalojë në krahun e djathtë në mënyrë që Hazard të operoj më në qendër.

Në fakt, Zidane e sheh Viniciusin si një lojtar kyç rreth planeve të tij për sulm sezonin e ardhshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara