Zidane e do një super sulmues në Man Utd

14:54 | 14 Shtatorë 2018

Zidane Zidane është përfolur shumë për të marr në të ardhmen detyrën në Manchester United dhe dëshiron që aty të jetë edhe sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

Siç raportojnë mediat në Francë dhe Spanjë, francezi tashmë ka informuar bordin e “Djajve të Kuq” përmes ndërmjetësve se ai dëshiron të ketë në skuadër 27 vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.

Griezmann raportohet të ketë një klauzolë të blerjes prej 200 milionë euro në kontratën e tij me ‘Los Rojiblancos’.

Jose Mourinho vazhdon të jetë ende në Old Trafford dhe thuhet se është përpjekur për të nënshkruar në verën e vitit 2016 me Griezzmanin, por lojtari në fund vendos për të vazhduar qëndrimin te Atletico.

Ai nënshkroi një kontratë afatgjate me klubin në fillim të verës./arbresh.info/