Zbulohet se kur mund të shkarkohet Sarri nga Chelsea

08:21 | 12 Shkurt 2019

Maurizio Sarri po kalon nëpër një situatë të vështirë te Chelsea.

Pas humbjes turpëruese nga Manchester City, Chelsea po mendon ta shkarkojë Maurizio Sarrin.

Trajneri Italian mund ta ndryshojë këtë qëndrim të skuadrës londineze në dy javët e ardhshme, përcjell lajmi.net.

Sarri do të ketë disa testet si në Premierligë, Ligën e Evropës, FA Cup dhe Carabao Cup, ndërsa bordi pret rezultate pozitive.

Nëse trajneri italian dështon ta tregoj veten në shumicën e ndeshjeve, atëherë e pret shkarkimi, ndërsa në stolin e bluve mund të ulet si trajner i përkohshëm, Gianfranco Zola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara