Zbulohen zhvillimet e fundit për lëndimin e Xhakës, ja kur do rikthehet

15:51 | 16 Shtator 2020

Ylli i Arsenal-it, Granit Xhaka ishte impresionues në xhiron e parë në fitoren bindëse ndaj Fulham-it.

Mirëpo, shqiptari që përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës, 11 minuta para ndeshjes u largua nga fusha shkaku i një lëndimi në gju, transmeton portali arbresh.info.

Por, sipas Premierinjuries, ky lëndim nuk është serioz dhe Xhaka do jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme.

Arsenal-i momentalisht prinë në tabelë, kurse është afër të bëjë disa transferime, me të cilat synon top katër.

Në ndeshjen e ardhshme skuadra e Mikel Arteta-s e pret West Ham-in në “Emirates”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara