Zbulohen fanellat e Arsenal-it për sezonin e ardhshëm, tifozët i quajnë të tmerrshme

20:00 | 21 Maj 2020

Fanella kryesore e Arsenal-it është zbuluar përmes një postimi online, mirëpo tifozët nuk janë fare të kënaqur me dizajnin.

Shumica e tifozëve dizajnin e shohin të tmerrshëm dhe disa nga ta besojnë se firma Puma, formon fanella më të mira, transmeton portali arbresh.info.

“Çfarë fanelle e dobët. Nuk mund ta besoj që po e them këtë, por Puma formon fanella më të mira”.

“Bëjeni më të thjeshtë. Do ishte më mirë nëse do ishte vetëm në ngjyrë të kuqe”.

“E urrej këtë fanellë nga mbrapa”

“Nuk jam i zemëruar, por janë të nivelit shumë të dobët”, ishin disa nga komentet e shumta negative.

Arsenal momentalisht renditët në pozitën e nëntë në tabelë me 40 pikë, tetë pikë mbrapa Chelsea që renditët në pozitën e katër./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara