Zbulohen dy lojtarët në Man Utd që Gary Neville i ka konsideruar të klasit botëror

13:35 | 15 Dhjetor 2018

Gary Neville i ka thënë një herë Jamie Carragherit që ai ka luajtur me vetëm dy lojtarë të klasit botëror gjatë karrierës së tij 19-vjeçare në Manchester United.

Dy dekadat e Nevilles në Old Trafford kanë bërë që ai të jetë pjesë e formacionit startues me lojtarët si Paul Scholes, Rio Ferdinand, Ryan Giggs dhe David Beckham, transmeton portali arbresh.info.

Por, asnjëri prej këtyre emrave nuk ishin lojtar të klasit botëror në sytë e Nevilles, të paktën kështu thotë analisti në ‘Sky Sports’ – Carragher.

Duke kujtuar një bisedë me të, Carragher ka thënë për ‘The Telegraph’ :

“Gary Neville një herë më ka thënë se ai besonte se ka luajtur me vetëm dy lojtarë të vërtetë të klasit botëror në karrierën e tij te Manchester United”

“Njëri ishte Cristiano Ronaldo. Tjetri ishte Peter Schmeichel. Kjo tregon se sa thelbësor ai ka qenë në suksesin e United”

Portieri Schmeichel ishte një lojtar i United nga viti 1991 deri në vitin 1999./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara