Ylli i Arsenalit pëson lëndim të tmerrshëm, i ipet oksigjen në fushë

21:57 | 8 Nëntor 2018

Ylli të Arsenalit, Danny Welbeck i është dhënë oksigjen në fushë dhe është larguar me lece nga fusha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi në këmbë kundër Sporting Lisbonit.

Sulmuesi i “Topçinjve” mori lëndimi pas një përplasje në ajër me Sebastian Coates në mes të pjesës së parë dhe prekja në tokë rezultoi të jetë e tmerrshme për të, transmeton portali arbresh.info.

Ai ishte zëvendësuar më pas nga sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang, ndërkohë që duket se anglezi ka thyer këmbën ose ka ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë.

Bashkëlojtari i tij, Matteo Guendouzi kishte mbetur i tronditur nga incidenti.

27-vjeçari tani do të përballet me një kohë të gjatë qëndrim jashtë fushe dhe do të dërgohet padyshim në spital për tu trajtuar.

Ish ylli i Manchester United pritet tani të tërhiqet nga skuadra e Gareth Southgates te Anglia për dy ndeshjet e ardhshme në javën tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale