Ylli i AC Milan-it rezulton pozitiv në analizat e Covid-19

13:59 | 15 Shtator 2020

Sulmuesi i AC Milan-it, Rafael Leao shpreson të jetë i gatshëm për fundin e shtatorit, pasi rezultoi pozitiv në analizat e koronavirusit.

Sipas Gazzetta dello Sport, portugezi është izoluar, derisa “Rosonerët” ndjekin protokollin dhe e respektuan privatisht, transmeton portali arbresh.info.

Klubi nuk e bëri lajmin zyrtarë përmes ndonjë komunikate, por mediat zbulojnë se qendërsulmuesi është në karantinë.

21-vjeçari thuhet se është mirë dhe nuk ka pasur simptoma, ndërsa është duke pritur të ritestohet.

Portugezi pritet të rikthehet në fillimin e muajit tetor./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara