Xherdan Shaqiri i shënon gol të bukur Swanseas

16:42 | 2 Dhjetorë 2017

Stoke City ka barazuar rezultatin në ndeshjen si nikoqir ndaj Swansea Cityt.

“Potters” kanë barazuar shifrat për 1 me 1 në takimin e xhiros së 15-të në kuadër të Premierë Ligës në stadiumin Bet365, shkruan portali arbresh.info.

Xherdan Shaqiri ka rikthyer në lojë skuadrën e Mark Hughes duke shënuar gol të bukur në minutën e 36′ të ndeshjes.

Joe Allen ishte asistues i golit nga futbollisti shqiptar.

Ndryshe, reprezentuesi i Zvicrës ka bërë pesë asistime dhe ka realizuar katër gola këtë sezon në Premierë Ligë./arbresh.info/