Wolverhampton shënon fitore minimale ndaj Leeds United

23:35 | 19 Tetor 2020

Wolverhampton Wanderers kanë marrë tri pikë të reja në Premierligë.

Leeds United është mposhtur minimalisht 0:1, në përballjen me Wolverhampton Wanderers, shkruan lajmi.net.

Ndonëse udhëtuan drejt një terreni të vështirë si ‘Elland Road’, lojtarët e Nuno Esprito Santo arritën të fitonin, falë një autogoli.

Goditja e Raul Jimenez drejt portës së Leeds u devijua nga Kalvin Philips, për të shkuar prapa shpinës së Meslier, me rezultatin që u zhbllokua kështu në minutën e 70’.

Wolves shënonin edhe në minutën e 53’ paraprakisht, por goli i tyre anulohej nga VAR, për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Wolves numërojnë nëntë pikë në pesë ndeshje, kurse Leeds United mbetet në kuotën e shtatë pikëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara