Willock nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

14:11 | 12 Shtator 2019

Mesfushori i Arsenalit Joe Willock ka nënshkruar kontratë të re afat-gjate me klubin londinez.

Joe, i cili mbushi 20 vite muajin e kaluar, ka qenë në Arsenal që nga mosha katër-vjeçare, shkruan Zëri.info, përcjellë albinfo.ch

Ai më pas ka kaluar në akademinë e Arsenalit, derisa debutimin për skuadrën e parë e bëri në shtator të vitit 2017 kundër Donacester Rovers në Kupën e Ligës.

Deri më tani, Willock ka bërë 20 paraqitje për skuadrën e parë të Arsenalit derisa ka startuar në tri ndeshjet e para të këtij edicioni në Premierligën angleze.

Ai gjithashtu ishte i ftuar së fundmi nga Kombëtarja U-21 e Anglisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara