Wilfried Zaha mungon gjatë prezantimit të fanellave të Crystal Palaces

17:09 | 11 Korrik 2019

Disa nga tifozët e Arsenalit tashmë kanë filluar t’i gëzohen mungesës së sulmuesit Wilfried Zaha në prezantimin e fanellave nga Crystal Palace.

Më poshtë mund të shihni foton promovuese të klubit për ndeshjet në udhëtim gjatë sezonit 2019/20 dhe sigurisht se është e pazakontë të mos kesh lojtarin kryesor të skuadrës aty të fokusuar, transmeton portali arbresh.info.

Ashtu siç thuhet nga Daily Mirror, Zaha është përfolur për transferim te Arsenali dhe thuhet se është në kërkim për të realizuar transferimin e ëndërruar në stadiumin Emirates.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është prioritet i “Topçinjve” për shkak se do të ishte një përforcim i shkëlqyer i Henrikh Mkhitaryan dhe Alex Ibowit.

Tifozët e klubit kanë reaguar në rrjete sociale duke i uruar atij mirëseardhje në Emirates./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara