Werderi vihet në lëvizje për zëvendësuesin e Rashicës

18:17 | 5 Gusht 2020

Werder Bremen është vënë në lëvizje për zëvendësuesin e Milot Rashicës, i cili pritet të largohet këtë afat kalimtar.

Bild raporton se skuadra gjermane është në bisedime me Manchester United për huazimin e anësorit Tahith Chong, përcjell lajmi.net.

20 vjeçari ka bërë vetëm tri paraqitje në Premierligë në sezonin 2019-2020 dhe është në kërkim të më shumë minutave të skuadrës së parë.

Një lëvizje te Werder Bremen do të kishte kuptim për Chong, me skuadrën e Bundesligës se do të shesë lojtarin kryesor të tyre, Milot Rashica.

Ylli i Kosovës së fundi është rikthyer te Werder për fillimin e stërvitjeve për sezonin e ri, teksa është në pritje të finalizimit të destinacionit të ri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara