Wenger mohon raportet për vazhdim të kontratës

10:56 | 13 Maj 2016

Arsene Wenger ka thënë që raportet se më është ofruar një kontratë e re dy vjeçare për të vazhduar qëndrimin në Arsenal janë plotësisht të pavërteta.

Trajnerit francez i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm, por raportet këtë mëngjes sugjeruan që ai do të vazhdojë qëndrimin në Emirates Stadium deri në vitin 2019, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, Wenger ka mohuar një gjë të tillë në një konferencë për media.

“Kjo është plotësisht e pavërtetë”, tha fillimisht Wenger. Nuk e di se nga ka ardhur kjo. Mund ta trajtoni këtë si një zbulim”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara