Wenger: Do të doja që në këtë ndeshje të Arsenalit të kishte VAR

19:05 | 4 Shtator 2019

Arsene Wenger ka arritur suksese të mëdha te Arsenal, gjatë drejtimin të kësaj skuadre për 22 vjet.

69 vjeçari fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve, përfshirë edhe atë të sezonit 2003-2004, ku përfunduan sezonin pa asnjë humbje.

Francezi arriti ta dërgonte Arsenalin në Ligën e Kampionëve për 20 vjet më radhë, ndërsa në vitin 2006 ishin shumë afër triumfit, kur u mposhtën nga Barcelona në finale 2:1.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ajo ndeshje, Wenger ende ndjehet i mërzitur për mos anulimin e golit të Samuel Eto’o, i cili kishte shënuar për barazim 1:1, para se Juliano Belletti të shënonte për fitoren e Barcelonës.

“Është finalja e Ligës së Kampionëve, sepse goli i barazimit nga Eto’o ishte pozitë jashtë loje”, është përgjigjur Wenger, në pyetjen se në cilën ndeshje të tij si trajner i Arsenalit do të dëshironte të kishte ‘VAR’.

“Ajo ka mundur të ndryshoi historinë e Arsenalit”./

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara