Wenger 50 milionë për yllin e Juves

13:06 | 11 Mars 2016

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka kontaktuar agjentin e sulmuesit të Juventusit, Alvaro Morata, për të diskutuar rreth transferimit të tij.

Francezi thuhet se dëshiron të nënshkruaj me talentin 23-vjeçar, i cili është duke shqyrtuar të ardhmen e tij derisa Real Madridi dëshiron të nënshkruaj sërish me të gjatë merkatos verore, shkruan portali arbresh.info. Morata nuk dëshiron rikthimin në Bernabeu për tu shfrytëzuar si lojtar rezervë, prandaj supozohet se do të dëgjojë ofertën për transferim nga Arsenali.

Wenger ka informuar reprezentuesit spanjoll që Arsenali mund të paguaj deri në 50 milionë funta për të sjellë atë në Emirates Stadium./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara