Vlera e Vedat Muriqit arrinë në 65 milionë euro

16:54 | 11 Shtator 2019 | Arsim Namani

Vedat Muriqi është duke shijuar një periudhë mjaftë të suksesshme në karrierën e tij.

Ashtu si në klub te Fenerbace, sulmuesi 25-vjeçar është spektakolar edhe në ndeshjet me skuadrën kombëtare të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.

Pas golit të barazimit në fitoren 2 me 1 kundër Republikës Çeke javën e kaluar, lojtari nga Prizreni realizoi nga pika e bardhë mbrëmjen e kaluar kundër Anglisë para se të krijonte dy asistime për mesfushorin Valon Berisha.

Në ndeshjen kundër Anglisë në stadiumin St. Mary’s ishin të pranishëm një numër i madh skautësh nga skuadrat si Tottenham Hotspuri, Napoli e Fiorentina për të vëzhguar yllin e Kosovës.

Muriqi bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe ishte madje njëri nga lojtarët më të mirë në këtë ndeshje duke u vlerësuar me notën 9.1.

Por, gjërat kanë shkuar edhe më tej për reprezentuesin kosovar për shkak se sipas uebfaqes së njohur Transfermark vlera e tij ka arritur është rritur dukshëm.

Aktualisht, Vedat Muriqi kushton 65 milionë euro – shifër më e madhe se e çdo futbollisti shqiptar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara