Vjen ‘po’ e Mehmedit për Torinon

14:24 | 4 Korrik 2017

Duket se ardhmja e Admir Mehmedit do të jetë te Torino.

Anësori shqiptar sipas TuttoSport nuk ka ndërmend të qëndrojë te Bayern Leverkuseni dhe kështu ka pranuar kalimin në Serie A.

Lojtari i ka dhënë Toros dritën e gjelbër dhe tani sytë kthehen nga klubi italian, të cilët duhet të bisedojnë me Leverkusenin rreth çmimit.

Oferta e Torinos priret të jetë rreth katër milionë euro.

Në të kaluarën Mehmedi ka qenë pjesë e Zurich, Dynamo Kyiv dhe Freiburg.

Lajmet më të lexuara