Vjen oferta e parë multimilionëshe për Arsen Wengerit

19:57 | 27 Prill 2018

Menjëherë pas lajmit se Unay Emery do të lë PSG-në në fund të sezonit, skuadra e famshme franceze raportohet të ketë kontaktuar Arsene Wengerin.

Mediat e Francës shkruajnë se PSG i ka propozuar Wengerit kontratë multimilionëshe duke e bërë atë njërin nga trajnerët më të paguar në botë.

Përgjigja e menaxherit të Wenger nuk ka qenë refuzuese, por se ka kërkuar që marrëveshja të diskutohet pas pak javësh, apo thënë më mirë, pas përfundimit të këtij sezoni.

PSG i ka ofruar trajnerit francez pagë të majme dhe duar të lira në ndërtimin e skuadrës./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara