Virgil van Dijk: Liverpooli shumë i lumtur me fillimin e sezonit

23:39 | 9 Tetor 2019

Virgil van Dijk e pranon se fillimi i këtij sezoni nga Liverpooli e ka befasuar atë.

Pas tetë fitore nga tetë ndeshje, “Redsat” tani qëndrojnë me tetë pikë në krye të tabelës më shumë se kampioni në fuqi – Manchester City, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk e prisja këtë”, ka thënë Van Dijk për NOS sa i përket fillimit të suksesshëm të sezonit.

“Unë gjithashtu nuk e prisja të fitonim tetë ndeshje radhazi, por realiteti është i tillë”

“Është më mirë se të qëndrojnë këtu në një situatë ndryshe. Ne jemi sigurisht shumë të lumtur në Liverpool”

“Ju e dëgjoni nga shumë njerëz që t’i japin Premierë Ligës prioritet para Ligës së Kampionëve dhe kompeticioneve të tjera që marrim pjesë. Megjithatë, ne duam të fitojmë sa më shumë që është e mundur në çdo kompeticion”, shton Van Dijk./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara