Vinicius: “Nganjëherë bëhemi nervoz kur duhet të flasim me Zidanen”

23:06 | 14 Prill 2019

Për herë të parë që pas rikthimit të Zinedine Zidane në Real Madrid, ka folur talenti brazilian, Vinicius Junior.

Vinicius Junior ishte lojtari më i mirë i Realit në sezonin e ‘humbur’ të madrilenëve.

Ai ishte startues i padiskutueshëm nën drejtimin e Santiago Solarit dhe po shkëlqente deri në ditën kur u dëmtua.

18-vjecari braktisi fushën me lot në sy në sfidën kundër Ajaxit në Champions League, ndeshje ku Reali humbi 1-4 dhe u eliminua në Liga e Kampionëve.

Ai ka dhënë së fundmi një intervistë për Globo TV, pas prezantimit të fanellave të Brazilit ditë më parë, që do t’i bartin për Copa America.

Duke folur për kombëtaren e Brazilit, ai foli edhe për situatën e krijuar në Madrid dhe rikthimin e Zidane.

“Ne kemi qenë kampionë europe për 1.000 ditë. Bashkëlojtarët e mi e dinë se ata janë më të mirët. Ne e dimë se është koha të rikthehemi më të fortë nga sezoni i ardhshëm.

“Takimi me Zinedine Zidane? Kur një njeri i tillë, i cili ka luajtur shumë mirë, ulet në stol dhe thotë gjëra, ju kushtoni vëmendje, apo jo? Ndonjëherë bëhemi pak nervoz kur shkojmë t’i flasim atij. Ai bën gjithçka për ne, prandaj ne vetëm shqetësohemi për të luajtur futboll”

“E di se Zidane i jep mundësi të gjithëve. Ne jemi duke u përgatitur tashmë për sezonin e ardhshëm.”.

Vinicius ka bërë 28 ndeshje për Madridin këtë edicion, ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 12 asiste.

Në përgjithësi, edhe me ekipin e dytë Real Madrid Castilla, ai e ka veshur fanellën e bardh këtë edicion 33 herë – ka shënuar 7 gola dhe në total ka dhuruar 13 asiste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara