‘Viktima’ e radhës Liria, Flamurtari vazhdon i pamposhtur

18:03 | 12 Shtatorë 2018

Flamurtari e ka vazhduar startin e furishëm të këtij, sezoni duke fituar edhe ndaj Lirisë.

Katër ndeshje dhe katër fitore, këto janë statistikat e Flamurtarit në katër xhirot e para të Superligës së Kosovës në futboll.

Flamurtari e ka mposhtur Lirinë me rezultat 3-1, në stadiumin “Xhemajl Ibishi” në Prishtinë.

Alban Shillova shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 13-të të takimit, ndërsa Ben Quansah e dyfishoi epërsinë (24′).

Me avantazh të dyfishtë për nikoqirët përfundoi pjesa e parë e kësaj sfide.

Vendasit shënuan edhe në gjysmën e dytë të takimit, kur Alban Shillova e realizoi golin e dytë personal (73′).

Golin e nderit për lirinë e shënoi Gentian Binishi kur po afrohej fundi i takimit (8′).

Flamurtari vazhdon të jetë lider i padiskutueshëm në tabelë me 12 pikë rekorde nga katër xhirot e para. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale