Vetëm dy skuadra me të gjitha fitore në Evropë këtë sezon

23:06 | 18 Tetor 2020
Janë luajtur javët e katërta të pesta e të gjashta në top ligat evropiane.

Tashmë kanë filluar skuadrat të ndahen në renditje dhe të shohin veten në këtë fillim sezon.

Deri në tani vetëm dy skuadra kanë bilanc 100% fitore, shkruan Indeksonline.

Në Premierligë, Aston Villa nga katër ndeshje të zhvilluara të gjitha i ka fitore.

Ata madje kanë mposhtur skuadra të mëdha si Liverpooli dhe Leicesteri.

Në një formë të njëjte është edhe Milani që në katër ndeshjet e para të gjitha i ka fitore.

Këto shifra, rosonerët i arrijnë për herë të parë nga sezoni 1994/95 kur në krye të klubit ishte Capello.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara