Vendoset vendi dhe data për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar

19:10 | 16 Prill 2019

Ndeshjen e dytë miqësore në vitin 2019 Kosova do ta zhvilloj kundër Gjibraltari.

Uefa ka zyrtarizuar që kjo ndeshje do të zhvillohet në Prishtinë me 11 tetor, vetëm 3 ditë para ndeshjes kualifikuese kundër Malit të Zi, shkruan indeksonline.

Ky vendim është i mirëseardhur për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes sepse ‘Dardanët’ nuk do të kenë nevojë që të udhëtojnë fare jashtë vendit, dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kosova deri tani ka zhvilluar vetëm 1 ndeshje në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.Muajin e kaluar barazoi me Bullgarinë 1-1 në Prishtinë. Grupin e kryeson Anglia me 6 pikë, Bullgaria ka 2, Kosova 1, Mali i Zi 1 dhe Çekia 0 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale