Vëllaznimi ka marrëveshje me KEK-un, këtë edicion garon në Superligë

11:52 | 9 Korrik 2018

Ajo që filloi si mundësi, tashmë ka marrë formë dhe është afër finalizimit.

Vëllaznimi dhe KEK-u e kanë finalizuar marrëveshjen për fuzionim.

Të dy klubet do të ja hapin rrugës Kuqezinjve të Gjakovës që edhe në sezonin e ardhshëm të garojnë në Superligë.

Kryetari i klubit të Vëllaznimit, Agim Cana dhe kryesia e KEK-ut, kanë mbetur të merren vesh vetëm për shumën që do të paguhet, shkruan GazetaOlle.com.

KEK-u ka bankrotuar si klub dhe nuk ka para që të luajë në Superligë dhe për këtë ia ka ofruar këtë Vëllaznimit.

Marrëveshje e tyre pritet që të pranohet edhe nga FFK-ja, ndërsa ky hap kishte filluar sa ishte gjallë ish-kryetari Fadil Vokrri. /Gazeta Olle/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara