Vedat Muriqi lutet për Shqipërinë

13:16 | 26 Nëntor 2019

Vedat Muriqi është prekur nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri që ndodhi mëngjesin e sotëm (e martë).

Sulmuesi i Kosovës dhe Fenerbahces me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter shkruan ka kërkuar të bëhen lutje për Shqipërinë në këtë kohë mjaftë të vështirë, shkruan portali arbresh.info.

“Të lutemi për Shqipërinë”, shkruan Muriqi.

Foto e postuar nga Muriqi në profilin e tij në Twitter

25-vjeçari nuk ka qenë pjesë e skuadrës sonë në dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për shkak të lëndimit teksa rikthimi i tij në fushë te Fenerbahce pritet të ndodhë gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm.

Në Shqipëri janë konfirmuar deri tani 16 viktima teksa mbi 600 persona janë të lënduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara