Vedat Muriqi gjen golin, shënon ndaj Kasimpasas

18:48 | 8 Nëntor 2019

Vedat Muriqi po vazhdon me formën e mirë me fanellën e Fenerbahces, ku golat nuk po mungojnë.

Sulmuesi shtatlartë ka arritur të shënojë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Kasimpasa.

Muriqi realisht e zhbllokoi ndeshjen me një gol nga pika e bardhë, duke goditur saktë në kuadrat.

Ky është goli i tij i gjashtë në Superlgën e Turqisë.

Paraqitjet e tij kanë bërë që shumë klube të njohura të vihen pas tij, pasi edhe paraqitjet për Kosovën kanë qenë të nivelit më të lartë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara