Vdes në moshën 20-vjeçare artistja e patinazhit

09:30 | 19 Korrik 2020

Ekaterina Alexandrovskaya, e cila u lind në Rusi por garoi për Australinë në patinazh në Lojërat Olimpike, ka vdekur në moshën 20-vjeçare në Moskë.

Shkaktari i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur ende. Alexandrovskaya u pensionua nga sporti i patinazhit në muajin shkurt për shkak të lëndimit, transmeton Gazeta Express.

Ajo e mori nënshtetësinë e Australisë për të garuar në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 me partnerin e vet australian në patinazh, Garley Windsor.

Windsor, i cili e fitoi titullin e botës për juniorë bashkë me të në vitin 2017, ka thënë se ndihet i shkatërruar pas kësaj tragjedie.

“Sa shumë kemi arritur ne gjatë partneritetit tonë është diçka që unë kurrë nuk mund ta harroj dhe gjithmonë do ta mbaj afër zemrës”, shkroi Windsor në Instagram.

Trajneri i saj, Andrei Khekalo, tha se Alexandrovskaya e kuptoi në fillim të vitit se vuante nga epilepsia.

“Ajo ishte sypatrembur. Ajo ishte sikur një peshk në ujë”, tha Khekalo për AFP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara