Vazhdon vendosja e barit në “Arenën Kombëtare”

20:46 | 11 Shtator 2019

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ditën e sotme pamje të reja nga puna që gjendet në fazat e fundit në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Tashmë, aty ka nisur shtrimi i tapetit të gjelbër, dhe në videon e postuar duket se një pjesë e mirë është shtruar, dhe brenda pak ditësh pritet të përfundojë gjithçka.

Më pas, do të duhet një periudhë prej 30 ditësh që tapeti të lidhet me tokën, dhe të jetë gati për inaugurim.

https://vidnews.net/video/1568222937430

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara