Vazhdon shkëlqimin Serge Gnabry, shënon kundër Argjentinës

21:25 | 9 Tetor 2019

Serge Gnabry aktualisht është lojtari më në formë në Evropë.

Ylli i Bayern Munichut është duke shijuar futbollin për momentin dhe mbrëmjen e sotme (e mërkurë) ka vazhduar formën e tij të lartë para portës duke realizuar golin e epërsisë për Gjermaninë kundër Argjentinës, shkruan portali arbresh.info.

Pas katër golave së fundmi në fitoren tronditëse 7 me 2 të Bayern Munichut në Ligë të Kampionëve kundër Tottenham Hotspurit, duke klikuar këtu ose më poshtë mund të shikoni momentin kur Gnabry gjenë golin e epërsisë në ndeshjen miqësore.

Gnabry ka tërhequr përfundimisht vëmendjen e të gjithëve që nga largimi nga Arsenali, ku ka pasur problem për të gjetur kohë në fushë dhe madje dështoi nga pika e bardhë.

24-vjeçari është kthyer tani në një superyll si në klub ashtu edhe në vend dhe goli i fundit është një tjetër pjesë e mirë e lojës së tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara