Vazhdon ‘kaosi’ të Barcelona, Koeman nuk lejohet të jetë trajner në ndeshjen e parë të La Liga-s

08:04 | 17 Shtator 2020

Barcelona këtë vikend do e zhvillojë ndeshjen e parë të edicionit 2020/21 në “Camp Nou”.

Klubi katalunas do takohet me Villarreal-in, mirëpo trajneri Ronald Koeman nuk do lejohet të jetë në stol, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht që zëvendësoi Quique Setien dhe ishte në stol në dy miqësore, tekniku holandez ende nuk është konfirmuar si trajneri nga Federata e futbollit spanjoll.

Sipas El Partidazo, Setien dhe klubi ende nuk kanë arritur marrëveshje për disa gjëra, që nënkupton që zyrtarisht Koeman nuk është punësuar, andaj nuk do jetë në stol.

Mbetet të shihet se çfarë do ndodh edhe tri ditë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara