Vazhdojnë negociatat Jack Wilshere – Arsenal

16:25 | 13 Qershorë 2018

Negociatat ndërmjet mesfushorit Jack Wilshere dhe Arsenalit janë duke vazhduar.

Mesfushori ka ripërsëritur dëshirën e tij për të vazhduar qëndrimin në Emirates, por ende nuk ka rënë dakord me kushtet e prezantuara nga Arsenali, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në ‘Sky Sports’, largimi i mundshëm është duke u komplikuar si pasojë e kërkesave për pagë nga 26-vjeçari.

Pas disa lëndimesh, Wilshere u rikthe në skuadrën e parë këtë sezon.

Reprezentuesi i Anglisë ka bërë 38 paraqitje në sezonin e fundit të trajnerit Arsene Wenger në detyrë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale