Vardy befasohet me shkarkimin e Lopeteguit nga Spanja

15:56 | 13 Qershorë 2018

Sulmuesi anglez, Jamie Vardy, është befasuar nga kombetarja e Spanjes për ta shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui.

Vardy ka pranuar se mbeti i befasuar me vendimin e Spanjës për shkarkimin e selektorit Julen Lopetegui.

“Është e çuditshme, nuk di çfarë të them”, ka thënë Vardy.

“Si lojtarë të Spanjës, ata e dinë se si të luajnë ndeshjen në fushë. Nuk do të ndryshojë asgjë”, ka shtuar anglezi.

“Nëse ka ikur menaxheri, jam i sigurt se në fushë ata do të luajnë stilin që e kanë zakonisht. Për këtë kanë pasur sukses”, u shpreh ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale